Mësohet sa sa u pagua arbitri slloven për derbin mes Gallatasarait dhe Fenerbahçes

Gjyqtari slloven, Slavko Vinçiq, i cili e referoi derbin e çmendur turk Galatasaray – Fenerbahçe, u pagua 10 mijë euro, raporton mediumi turk “Sporx”

Kjo i bie që ai i mori 3600 euro më shumë sesa 6400 eurot standarde që i fiton për një ndeshje që e drejton në garat e organizuara nga UEFA-ja. Gjithashtu, në raport thuhet se gjyqtari slloven e ka marrë edhe një mëditje ditore prej 800 eurosh.

Federata Turke e Futbollit vendosi që ndeshjen e madhe dhe të shumëpërfolur të Stambollit ta drejtojë një gjyqtar i huaj pas ankesave të klubeve elitare turke se Federata po e favorizon Galatasarayn. Vinçiq i dha nëntë kartonë të verdhë në ndeshjen e mbrëmshme.

Pesë nga këta u takuan lojtarëve të Galatasarayt dhe dy të tjerë atyre të Fenerbahçes, kurse drejtuesit e stafeve të secilit klub e morën nga një karton të verdhë.

LEXO EDHE:

Back to top button