Mësohet se a do të luajë Levandovski kundër PSZH-së

Sulmuesi polak të Bajern Munihut, Robert Levandovski ka konfirmuar se do të humbas ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Sen Zhermenit, javën e ardhshme pasi ai vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim në gju. Sulmuesi i Bajern Munihut pësoi lëndim në sfidat me kombëtaren e Poloninë, dhe ai nuk do të kthehet në fushë derisa të ndihet me të vërtetë mirë dhe i sigurt.

 

 

“Jo, javën e ardhshme është ende shumë herët. Unë do të bëj gjithçka që mundem që të kthehem në fushë, por vetëm kur ndihem vërtet mirë dhe i sigurt. Nuk është një ndjenjë e mirë të rri në shtëpi,” tha mes tjerash Levandovski për “Sky Sports”.

 

Mungesa e Levandoëskit krijon një sfidë të madhe për sulmin e “bavarezëve” ndërsa ata përpiqen të rikthehen nga një deficit i rezultatit 3-2, pa shërbimet e çmuara të Levandovskit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button