Mësohet se ku dhe kur do të jetë shorti për “EURO 2024”

Kombëtarja e Shqipërisë, ka siguruar pjesëmarrjen e saj në “Euro 2024”, i cili zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm. Shorti i “EURO 2024”, do të hidhet më datë 2 dhjetor.

UEFA organizon ceremoninë në atë datë në orën 18:00 në Hamburg, ku do të mësohet rrugëtimi i secilës skuadrës që është kualifikuar në këtë turne, por edhe atyre që nuk kanë siguruar ende pjesëmarrjen pasi në mars luajnë në play-off.

Shorti do të hidhet me 3 vende të lëna bosh për skuadrat e play-off, të cilat do t’i bashkohen turneut zyrtarisht vetëm pasi të kenë luajtur ndeshjet në mars. E vetmja skuadër që ka grupin e caktuar është Gjermania, e cila pa short do të shkojë në grupin A në pozicionin e parë, në mënyrë që të luajë ndeshjen hapëse të turneut më 14 qershor 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button