Mësohet se ku do të zhvillohet sfida Xhoshua-Fjuri
Bob Arum, promotori i njohur i boksit, ka deklaruar se sfida e madhe e unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë ndaj Tajson Fjurit dhe Entoni Xhoshuas do të zhvillohet në në Xhedah të Arabisë Saudite. Ai ka specifikuar edhe 3 datat të mundshme se kur mund të zhvillojet kjo përballje: 24 e 31 korrik si dhe 7 gusht.
Arum, që është edhe promotor i Fjurit, ka folur shumë rrallë për këtë sfidë, por këtë herë duket se ai kërkon të jep detaje të sakta. Më shumë gjasa, kjo përballje do të zhvillohet në një stadium me 20 mijë tifozë. Dy boksierët kanë rënë paraprakisht dakord për dy duele këtë vit, me të dytin që do të zhvillohet në dhjetor.






