Mësohet se kur do të nis sezoni i ri në NBA

Sezoni 2019-2020 në NBA-së është drejt fundit dhe Majami dhe Lejkers kanë nisur ndeshjet finalet të play off, me kalifornianët që udhëheqin 1-0 me ndeshje. Me sezonin që është drejt fundit të gjithë janë interesuar se kur do të nis kampionati i ardhshëm. Adam Silver, komisioneri i NBA-së, u ka dhënë fund hamendjeve, duke bërë me dije vendimin.

“Nuk kemi për ta nisur sezonin e ri para Krishtlindjeve (25 dhjetor). Unë mendoj se sezoni i ri 2020-2021 do të nisë në janar. Lojtarët kanë nevojë për pak pushim, si nga ana fizike ashtu dhe ajo mendore pas kësaj situate delikate që kaluan muajt e fundit”, tha Silver.

LEXO EDHE:

Back to top button