Mësohet se kush do të jetë trajneri i Spanjës, pas Botërorit “Katar 2022”

Më herët u raportua se trajneri aktual i kombëtares, Luis Enrique, do të largohet nga posti pas përfundimit të Botërorit në Katar. Ndërkohë e përditshmja spanjolle “Marca” raporton se Marselino Garsia Toral do të jetë trajneri i ri i Spanjës. 57-vjeçari Toral drejtoi Sevillan, Villarreal, Valencia dhe shumë klube të tjera spanjolle.

Puna e fundit e trajnerit ishte Athletic Bilbao, ku ishte nga janari 2021 deri në qershor 2022. Kombëtarja spanjolle zuri vendin e dytë në grupin e Kupës së Botës, duke kaluar Japoninë përpara, por duke lënë pas gjermanët. Në 1/8 e finales ekipi i Enrikes do të takohet me Marokun, ndeshja do të zhvillohet më 6 dhjetor, në orën 16.00.

LEXO EDHE:

Back to top button