Mësohet se përse nuk u aktivizua VAR sistemi në golin e dytë të Bajernit

Real Madridi u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 ndaj Bajern Munihut, por lojtarët dhe tifozët e Bavarezëve besojnë se janë dëmtuar në mënyrë drastike në sekondat e fundit të lojës.

Reali kryesoi me rezultat 2-1 dhe shkoi në finale me rezultat të përgjithshëm 4-3, ndërsa në minutën e 13-të të shtesës në pjesën e dytë, Matijs de Ligt shënoi një gol që u anulua nga gjyqtari Shimon Marciniak për pozicion jashtë loje. Në momentin kur Xhoshua Kimih dërgoi topin “në buzë të pozicionit jashtë loje” ishin Nousair Mazraoui dhe Matijs de Ligt.

Dhe ndërsa de Ligt ndoshta ishte jashtë loje, Mazraoui ndoshta nuk ishte, por asistenti ngriti flamurin dhe Bajern mbeti pa golin e barazimit 2-2. Për të gjithë fajin e ka ndihmësi i Marçiniak, Tomash Listkieviz, i cili ngriti flamurin ende pa mbërritur topi te De Ligt, gjë që shkaktoi një ortek reagimesh nga lojtarët në fushë, por edhe nga i gjithë delegacioni pranë bankinës së Bayernit.

Tifozët e Bajernit janë tërbuar në atë se pse nuk u përfshi VAR-i, por shpjegimi është shumë i thjeshtë. Domethënë, asistenti ngriti flamurin dhe Marçiniak ndali lojën para se Tomas Müller të asistonte De Ligt për gol.

Duke qenë se loja u ndërpre para se të shënohej goli, VAR-i nuk kishte të drejtë të ndërhynte dhe nuk patëm mundësi të shihnim paraqitjen grafike të teknikës gjysmë automatike jashtë loje, e cila tregon pozicionin e saktë milimetrik të lojtarëve në fushë dhe tregon pa gabim nëse ka pasur apo jo pozitë jashtë loje.

LEXO EDHE:

Back to top button