Mësohet se sa do të mungojë Vedat Muriqi nga terreni i gjelbër

Vedat Muriqi pësoi një lëndim në sfidën mes Kosovës dhe Izraelit, të cilën “Dardanët” e fituan me rezultat minimal 1-0 falë golit të Rashicës. Po zhvillohej minuta e 66-të e takimit kur Muriqi filloi të çalonte në fushë duke bërë që përzgjedhësi Primozh Gliha, të inkuadrojë në vend të tij Elbasan Rashanin.
Pasi i është nënshtruar testeve mjekësore, klubi i Majorkës ka njoftuar se Muriqi ka pësuar një lëndim në pulpin e këmbës së majtë. Klubi spanjoll konfitmon se Muriqi mbetet në dyshim për ndeshjen që do ta zhvillojnë ndaj Atletiko Madridit, të shtunën më 25 nëntor në udhëtim, teksa nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të rikthehet në fushë.
Kujtojmë se La Liga pranoi kërkesën e Majorkës për shtyerje të ndeshjes me Kadizin, pikërisht për shkakun se nuk mund të llogarisnin në shërbimet e Muriqit. Tashmë ka një datë se kur do zhvillohet kjo ndeshje dhe La Liga ka vendosur që ky takim të luhet të mërkurën e 29 nëntorit. Vedat Muriqi është lideri i ekipit të Majorkas këtë sezon teksa ka shënuar katër gola në ligë së bashku me Abdon Prats.