Mësohet se sa para fiton Ballkani nëse eliminon Ludogoretsin

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani sonte luan ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve. Ekipi i Ilir Dajës në Bullgari takohet me Ludogoretsin, të cilin e mposhti me rezultatin 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në rast se klubi kosovar kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, gati prek milionin me fitime. Vetëm me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, Ballkani ka arkëtuar 280 mijë euro.
Nëse kalon në turin e dytë, ‘Xhebrailat’ do të marrin 380 mijë euro shtesë, që do të thotë se shuma totale e fitimeve do të arrijë vlerën e 660 mijë eurove.