Mësohet se sa pikë i duhen Interit për të siguruar matematikisht titullin

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Napolit, në duelin e vlefshëm për javnë e 29-të të Serisë A.
Kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit, zikaltërve të Inzagit iu nevojiten edhe 13 pikë në total, për të siguruar matematikisht titullin kampion. Momentalisht interistët janë 14 pikë larg Milanit të vendit të dytë.
Vetëm një mrekulli e kuqezinjve, mund të vinte në rrezik suksesin e Interit këtë sezon.