Mësohet se sa të holla fitoi Real Madridi nga turneu në SHBA

Real Madridi është rikthyer në Spanjë pasi ka luajtur katër ndeshje para-sezonale në Shtetet e Bashkuara. “Los Blancos” do të marrin pak më shumë se 15 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre në turneun e kampionëve në Shtetet e Bashkuara. Real Madridi është skuadra që ka fituar shumën më të madhe të parave nga ndeshjet para-sezonale.

Më herët Real Madridi arriti një marrëveshje me firmën amerikane “Sixth Street” që do t’i shohë “Los Blancos” të fitojnë 360 milionë euro në këmbim të 30 për qind të operacioneve të tyre tregtare që do të zhvillohen në “Santiago Bernabeu” gjatë 30 viteve të ardhshme.

Megjithatë, Real Madrid nuk i bëri përshtypje tifozëve të tyre në parasezon pasi fituan dy ndeshjet e para kundër Milanit dhe Mançester Junajtedit përpara se të vazhdonin të humbnin “El Clasico”-n ndaj Barcelonës me 3-0 dhe Juventusit me 3-1.

LEXO EDHE:

Back to top button