Mësohet se sa të holla ka fituar Rafael Ndali nga sporti i tenisit

Një nga tenistët më të mirë në historikun e këtij sporti, Rafael Nadal, i dha fund karrierës së tij të pasur me humbjen nga Holanda në Dejvis Kupë. Tenisti spanjoll e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2001 dhe që atëherë arriti të shkruante disa nga faqet historike të sportit të bardhë. Në karrierën e tij, ai fitoi deri në 92 turne, duke përfshirë 22 Grand Slam dhe 36 nga seritë Masters 1000.
“Mbreti I terrenit me dhe”, siç e quanin, sepse fitoi Roland Garrosin plot 14 herë, fitoi 134.5 milionë dollarë amerikanë vetëm pjesëmarrja në turne.
Krahas kësaj duhen shtuar edhe fitimet nga kontratat sportive, të cilat nuk janë aspak të vogla. Nuk dihet saktësisht se sa ka marrë nga ato bashkëpunime, por supozohet se është e ngjashme me atë të turneve, pasi prej vitesh ka bashkëpunuar me markat më të forta si “Nike” dhe “Rolex”, me të cilat ka ende kontrata.
Në pensionin e tenisit, Nadal do të merret me një biznes privat, të cilin e ka prej disa vitesh, si zinxhir restorantesh, hotele, akademi tenisi dhe do të jetë edhe fytyra e tenisit në Arabinë Saudite.