Mësohet shuma që ka paguar Reali për ta marrë Alonson nga Leverkuzeni

Real Madridi po paguan një shumë të majme për të rikthyer Çabi Alonson në Spanjë. Sot u njoftua se Çabi Alonso është emëruar trajneri i ri i Real Madridit, duke pasuar Karlo Ançelotin.

Sipas të përditshmes gjermane “Kicker” nuk pati lirim nga kontrata e tij nga Bajer Leverkuzen, i cili këmbënguli për një tarifë kompensimi nga Reali për ta larguar spanjollin. Si i tillë, Real Madridi pagoi 15 milionë euro për ta larguar Alonson nga Bajer Leverkuzeni këtë muaj

Më parë është deklaruar se Real Madridi do të paguante vetëm një shumë nominale prej 5 milionë eurosh për ta marrë Alonson. Në të kundërt, pasardhësi i Çabi Alonsos, Erik ten Hag, do të arrijë te Bajeri si trajner i lirë, me emërimin e tij që mund të konfirmohet potencialisht të hënën (26 maj).

LEXO EDHE:

Back to top button