Mësohet shuma të cilën mund të paguajë Lacio për kartonin e Ibrahimoviqit

Arijon Ibrahimoviq u huazua te Lazio nga Bajern Munihu gjatë afatit kalimtar të janarit. Futbollisti shqiptar nuk kishte luajtur, sepse kishte probleme me dhëmbët derisa i bëri operacion.

Pak ditë më parë, 19-vjeçari debutoi me Lazion në Kupën e Italisë dhe duket se u përshtat menjëherë në lojën e trajnerit Marko Baroni. Në mediat gjermane është zbuluar klauzola e lirimit të mesfushorit shqiptar.

Nëse Lazio dëshiron transferimin e Ibrahimoviqit, duhet paguar vetëm 8 milionë euro për ta siguruar kartonin e tij të plotë. Kujtojmë që Ibrahimoviq kishte luajtur më parë në Serien A, sa ishte pjesë e Frosinones gjatë sezonit 2023/24./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button