Mësoi të luante futboll te Milani, ndërsa tani firmos për Interin

Interi ka konfirmuar angazhimin e mbrojtësit të djathtë Raoul Bellanova, i cili vjen nga skuadra e Kaliarit. Sipas mediave italiane, Bellanova në sezonin e parë do të luajë si lojtar i huazuar te Interi, por “nerazzurrët” do ta kenë detyrimin ta blejnë verën e ardhshme.

Interesant është fakti se Bellanova ishte pjesë e shkollës së Milanit për 13 vite, ku u njoftua me futbollin dhe qëndroi në të gjitha kategoritë e të rinjve.

Në vitin 2019, ai u transferua te skuadra e Bordo-s, ku bëri paraqitjen e tij të parë për ekipin senior dhe më pas luajti si huazim te Atalanta, Peskara dhe Kaljari, të cilat përfundimisht e blenë kontratën e tij. Tani mbrojtësi i djathtë 22-vjeçar rikthehet në Milano, por këtë herë do të veshë fanellën ngjyrat e Interit.

LEXO EDHE:

Back to top button