Mësoni se cili futbollist është më i paguari në botë

Portugezi i Man. Junajted, Kristiano Ronaldo e ka tejkaluar Lionel Mesin, për tu bërë futbollisti më i paguar në botë. Sipas “The Forbes”, Ronaldo është më i paguari, pasi iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Juventusi, vetëm disa javë pasi që Mesi iu bashkua PSZH-së. Ronaldo do të fitojë rreth 91.5 milionë stërlina (funte) për sezonin 2021/22 te Junajtedi falë kombinimit të pagës dhe disa marrëveshjeve luksoze.

Messi që u largua nga Barcelona pas 21 viteve ka pranuar zbritje page për kalimin te PSZH, edhe pse pagat e tij mbesin ndër më të mëdhatë në botë. Mesi fiton rreth 80.5 milionë funte brenda dhe jashtë fushës, ndjekur nga Nejmar dhe Kilian Mbape, që i ka gjithashtu bashkëlojtarë te PSZH.

Superylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është lojtari më i paguar në Premierligë me rreth 30 milionë funte.

Këta janë 10 më të paguarit sipas magazinës së “Forbes” në sezonin 2021/22.

10.Eden Hazard (Real Madrid) – 21 milionë funte për sezon

9.Gareth Bale (Real Madrid) – 23.5 milionë funte

8.Paul Pogba (Manchester United) – 25 milionë funte

6.Andres Iniesta (Vissel Kobe) – 26 milionë funte.

6.Robert Leëandoëski (Bayern Munich) – 26 milionë funte

5.Mohamed Salah (Liverpool) – 30 milionë funte

4.Kylian Mbappe (PSG) – 31.5 milionë funte

3.Neymar (PSG)- 69.5 milionë funte

2.Lionel Messi (PSG) – 80.5 milionë funte

1.Cristiano Ronaldo (Manchester United) – 91.5 milionë funte.

LEXO EDHE:

Back to top button