Messi kërkon falje: Gjithçka që kam bërë ishte për të mirën e Barcelonës

Ylli i Barcelonës Lionel Messi po kërkon që të lë prapa shpinës spekulimet mbi largimin e tij, derisa tifozëve u thotë se ai nuk ka pasur qëllim asnjëherë t’i shkaktojë probleme Barcelonës.

Muajin e kaluar sulmuesi argjentinas i kërkoi Barcelonës se ai dëshiron ta shkëpus kontratën e tij dhe të largohet drejt ndonjë klubi tjetër, por në fund ai arriti të gjej një marrëveshje me drejtuesit e klubit për të qëndruar në “Camp Nou”.

“Unë e marr përgjegjësinë për gabimet e mia, nëse ato kanë ekzistuar. Ishte vetëm për ta bërë Barcelonën më të mirë dhe më të fuqishme. Dua të dërgojë një mesazh tek shoqëria dhe fansat që na ndjekin Nëse në ndonjë moment ata janë ndier të zhgënjyer për ndonjë gjë që unë e kam thënë apo e kam bërë, duhet ta dinë që unë gjithmonë e kam menduar më të mirën për klubin”, tha Messi.

“Dua t’i jap fund kësaj çështje. Duhet të jemi të bashkuar sepse më e mira ende nuk ka ardhur”, tha në fund 33 vjeçari.

LEXO EDHE:

Back to top button