Messi mund të braktisë kombëtaren e Argjentinës

Messi do të luajë jashtë Evropës për herë të parë në jetën e tij dhe është shumë e rëndësishme për të që të përshtatet me kushtet e reja pa asnjë shpërqendrim.

Në këtë sfond, ylli argjentinas mund të largohet përkohësisht nga kombëtarja e Argjentinës. Sipas “The Mirror”, Messi ka diskutuar tashmë opsionin e një largimi të përkohshëm nga kombëtarja me trajnerin e skuadrës Lionel Skaloni dhe për këtë të fundit ka qenë një surprizë.

Vendimi duhet të miratohet edhe nga federata, por pritet që kërkesa e Leos të plotësohet. Supozohet se Messi nuk do të luajë për kombëtaren e Argjentinës për një vit./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button