Messi realizon dy gola, Inter Miami vazhdon me fitore

Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin në futbollin amerikan, pasi ka realizuar sërish dy gola për Inter Miamin. Në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim te Dallas, Messi ka shkëlqyer duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja. Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte baras 4-4 dhe dy skuadrat shkuan në penallti, ku Inter Miami ishin më të mirë dhe fituan 4-5. Vetëm pas gjashtë minutash lojë ishte Messi që shënoi golin e parë në këtë takim pas një asistimi nga Jordi Alba për 0-1. Dallas u rikthye në lojë dhe në fund të ndeshjes krijoi epërsi prej dy golave prej 4-2.

Megjithatë në 10 minutat e fundit të ndeshjes Messi sërish ishte vendimtar, ku fillimisht falë harkimit të tij mbrojtësi Farfan realizoi autogol. Në minutën e 85-të, shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 4-4.

Në penallti Inter Miami ishin më të mirë dhe fituan 4-5 duke kaluar në çerekfinale të League Cup.

 

LEXO EDHE:

Back to top button