Messi, Ronaldo dhe Kasemiro përfundojnë në të njëjtin klub?
Inter Majami dëshiron të sjellë mesfushorin e Man. Juanjtedit, Kasemiro, dhe ekziston gjithashtu mundësia që Kristiano Ronaldo të arrijë në klubin ku luan tashmë Lionel Mesi.
Konkretisht, e ardhmja e brazilianit te United është bërë e pasigurt pasi Sir Jim Ratcliffe mori një pjesë të aksioneve në klub dhe dëshiron të ulë kostot e pagave, dhe braziliani është ndër lojtarët më të paguar. Kasemiro është nën kontratë për dy vite të tjera, me mundësi zgjatjeje për një të tretën, por këtë sezon një nga lojtarët më të paguar ka pasur probleme me lëndimet, duke nxitur spekulime të mëtejshme për një largim.
Ai fiton pothuajse 27 milionë euro në sezon, dhe përveç interesit të mëparshëm të klubeve saudite Al-Nassr dhe Al-Hilal, Inter Majami tani është shfaqur si një kandidat serioz për Kasemiron. Sipas “The Sun”, klubi amerikan e sheh Kasemiron si një përforcim të rëndësishëm në projektin e tij për të bashkuar yjet e futbollit, dhe duke vepruar kështu, ai do t’i bashkohej ish-lojtarëve të Barcelonës, Mesit dhe Luis Suarez.
Në kontekstin e ardhjes te Inter Majamit, përmendet edhe Kristiano Ronaldo, që do të thoshte ribashkimi i tandemit që dominoi Evropën me fanellën e Real Madridit. Kujtojmë që Kasemiro mbërriti te Man. Junajtedi në vitin 2022 nga Real Madrid për 82.6 milionë euro, dhe këtë sezon ai shënoi pesë gola dhe regjistroi dy asistime në 21 paraqitje.







