Meta ndan profilet në Instagram dhe Facebook

Kompania amerikane Meta ka njoftuar se përdoruesit e shërbimeve të saj në Bashkimin Evropian do të mund të ndajnë profilet e tyre në Facebook dhe Instagram, si dhe të shkëputen nga aplikacionet e tjera të Meta.

Këto ndryshime nënkuptojnë se përdoruesit nga BE-ja do të mund të përdorin aplikacionet e Metës që nuk do të ndajnë informacionin e përdoruesve me njëri-tjetrin, shkruan portali teknologjik The Verge.

“Vendimi i Metës u mor në dritën e faktit se Akti i ri i Tregjeve Dixhitale (DMA) do të hyjë në fuqi në Bashkimin Evropian në mars dhe përdoruesit në BE do të marrin informacion për ndryshimet në javët në vijim”, thuhet në deklaratë. .

Ndër të tjera, përdoruesit do të mund të përdorin Messenger si një shërbim të pavarur pa një llogari në Facebook dhe të ndajnë llogaritë e tyre në Facebook dhe Instagram nëse i kanë lidhur më parë.

Shërbimet e platformave Facebook Marketplace dhe Facebook Gaming do të jenë të disponueshme edhe nëse përdoruesi nuk është i lidhur me llogarinë e tij kryesore në Facebook.

Njoftimi i Meta vjen pasi Google njoftoi në mënyrë të ngjashme në fillim të këtij muaji se do t’i lejojë përdoruesit të ndalojnë ndarjen e të dhënave midis shërbimeve si Google Search, YouTube, Google Maps dhe shfletuesit të internetit Chrome.

LEXO EDHE:

Back to top button