“Meta” njofton se s’ka më filtra bukurie

“Meta” njofton se s’ka më filtra bukurie

Meta ka njoftuar se filtrat e bukurisë (AR) të palëve të treta nuk do të jenë më të disponueshëm në aplikacionet e saj, duke nisur nga janari 2025. Kjo do të thotë se më shumë se dy milionë filtra të krijuar nga përdoruesit e ofruar në WhatsApp, Facebook dhe, më së shumti Instagram, do të zhduken.

Filtrat janë bërë një veçori kryesore në Instagram. Më viralet prej tyre – të cilat shpesh përfshijnë zbukurimin e pamjes së përdoruesit, krijohen nga vetë përdoruesit përmes Meta Spark Studio.

Përdorimi i filtrave zbukurues AR ka qenë prej kohësh i lidhur me përkeqësimin e shëndetit mendor dhe problemeve të imazhit të trupit te gratë e reja.

LEXO EDHE:

Back to top button