Meta takim me presidentin e ri në Pallatin e Brigadave

Meta takim me presidentin e ri në Pallatin e Brigadave

Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj. Takimi po zhvillohet këtë të premte në ambientet e Pallatit te Brigadave.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Meta i uron suksese presidentit të ri teksa poston edhe një foto sëbashku.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shprehet Meta.

Më 4 qershor Bajram Begaj u zgjodh si President i Republikës së Shqipërisë. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë.

Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do duhet të presë datën 24 korrik për të nisur zyrtarisht punën si kreu i ri shtetit.

Pas Alfred Moisut, Bajram Begaj bëhet kështu ushtaraku i dytë i lartë në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë që do të drejtoj shtetin shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button