Metobolizmi ndryshon me moshën, zbuloni kur trupi juaj djeg më shumë kalori

Prej vitesh mund të keni dëgjuar se faktori kyç i një trupi në formë ose jo është metabolizmi.
Gjithashtu edhe se metabolizmi ndryshon me moshën, por a e dini se në cilën moshë konkretisht metabolizmi juaj është më aktiv?
Me siguri do të hamendësonit se piku i aktivitetit të trupit është gjatë rinisë apo adoleshëncës, por ekspertët kanë një përgjigje tjetër për këtë.
Çfarë ndodh me metabolizmin tuaj?
Është e vërtetë që përgjatë viteve trupi ndryshon funksionet e tij dhe me kalimin e e moshës organizmi e metabolizmi bien.
Kjo ndodh në një rend thuajse identik e të paracaktuar tek çdo njeri, kryesisht teksa plakeni.
Megjithatë kur vjen puna tek metabolizmi, puna dhe ndryshimi i tij nuk shkon gjithnjë në sinkron me kalimin e viteve.
Ju mund të jeni ende të rinj apo në adoleshencë dhe metabolizmi juaj të mos jetë në pikun e funksionimit të tij
Në një studim të fundit të publikuar nga Qëndra e Kërkimeve Pennington Biomedical, ekspertët shpjegojnë se pas hulumtimit të më shumë se 6000 personave, vunë re se mtabolizmat më aktiv gjendet tek bebet.
Sipas tyre foshnjet e vogla arrijnë të djegin më shumë kalori përgjatë ditës edhe pse nuk kanë të njejtin aktivitet fizik me një të ri apo adoleshent.
Katër shkencëtarë nga Qëndra Pennington Biomedical ishin pjesë e studimit të shtrirë në 96 shtete mbi metobolizmin dhe funksionimin e tij.
Të dhënat për këtë studim u mblodhën nga persona 1 deri në 95 vjeç dhe rezultatet treguan se arsyeja përse bebet arrijnë të djegin më shumë kalori është se janë gjithnjë në një proces rritje.