Mexhit Neziri, nuk është më pjesë e KF SHkëndija

Mbrojtësi i djathtë, Mexhit Neziri, nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në vazhdim të kampionatit vendor nw futboll. Klubi dhe lojtari kanë ndëprerë bashkëpunimin me konsezus.

Mbrojtësi 32 vjeçari ka luajtur rol të rëndësishëm te Shkëndija, mirëpo planet e klubit për të ardhmen dhe pretendimet e lojtarit për më shumë minuta, ka sjellë ndarjen, e cila është në favor të të dyja palëve.

Neziri ishte pjesë e Shkëndijës për 7 sezone, gjatë të cilave zhvilloi 155 paraqitje zyrtare, ndërsa ka fituar tre trofe me “kuqezinjtë”, dy tituj kampion dhe Super Kupën e futbollit vendor.

LEXO EDHE:

Back to top button