Mexhiti: Do të ketë përgjegjësi për ish drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave

Mexhiti: Do të ketë përgjegjësi për ish drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti thekson që vendimi i Gjykatës Kushtetuese vërtetoi se pushteti i kaluar pjesë e të cilit ishte BDI e fshiu diasporën e vendit, duke i regjistruar si popullatë jorezidente, ndërsa sipas tij, më tragjike është se këtë e kanë bërë në mënyrë të paligjshme. Mexhiti paralajmërojnë kallëzim për ish udhëheqësit e Entit Shtetëror të Statistikave. Sipas tij, me abrogimin e metodologjisë, një diskriminim i tillë ndaj diasporës më nuk do të bëhet.

“Diaspora e ndërtoi vendin dhe është një infuzion i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe për qytetarët këtu. Ndërsa pushteti i kaluar i fshiu duke i paraqitur ato si jorezident. Ajo që është më tragjike, këtë e kanë bërë në mënyrë joligjore prandaj ne e dënojmë këtë akt rreptësishtë dhe po ashtu do të paraqesim në Prokurori për të ngritur aktpadi për drejtorin dhe zëvendësdrejtorin që kanë shkelur ligjin për ta fshirë diasporën e vendit duke e paraqitur si jorezident”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.

Paraprakisht, Mexhiti u përplas në rrjetet sociale me Bashkimin Demokratik për Integrim rreth rezultateve të regjistrimit të vitit 2021, pasi që sipas tij, në fshatin më të madh të Sarajit janë regjistruar vetëm 36 banor. BDI ndaj thekson se numërimi i banorëve të Gërçecit janë regjistruar nëpër fshatra tjera si Krushopek, Shishovë dhe Saraj. Megjithatë. Mexhiti thekson se meqë banorët e Gërçecit, selia e BDI-së i ka shpërngulur në fshatrat fqinjë atëherë ku janë shpërngulur banorët e Reçicës së Vogël, ku sipas tij në regjistrim mungojnë 3.500 banorë. Mexhiti paralajmëroi se do të vazhdon të nxjerr të dhëna të tilla të cilat sipas tij nuk përputhen me gjendjen faktike./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button