Mexhiti e Aliu i kundërpërgjigjen Grubit: Lëri kërcënimet

Mexhiti e Aliu i kundërpërgjigjen Grubit: Lëri kërcënimet

Pas shkarkimit nga pozita e ministrave, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu kanë shkruar se janë kërcënuar në facebook nga ish zv.kryeministri Artan Grubi. Ja se çfarë kanë shkruar në një postim në facebook Mexhiti e Aliu: Artan Grubi në gjendje ankthi të fortë na kërcënon nga facebooku, pasi shkarkon Ash-në nga Qeveria, na thotë “të flemë të qetë” se për të gjitha do kujdeset Ali Ahmeti… Artan…leri kërcënimet, bëj ca ditë pushim nëse të ndihmon dhe mos e ndiz situatën. E kuptoj që është fundi yt, por të paktën në fund trego burrni! Dhe…hape kalendarin…shiko 8 Majin! Afër…shumë shumë afër! NDRYSHIMI KA NIS!

LEXO EDHE:

Back to top button