Mexhiti i reagon Ahmetit: Kur flet për hyzmeqarë, niset nga përvoja
Mexhiti i reagon Ahmetit: Kur flet për hyzmeqarë, niset nga përvoja

Zv.kryeministri Izet Mexhiti ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti i cili një ditë më parë tha se përfaqësuesit e VLEN-it duhet të reflektojnë dhe ta mbrojnë Marrëveshjen e Ohrit duke aluduar në atë që ata janë argatë dhe hyzmeqarë të VMRO-DPMNE-së.
Mexhiti shkruan “Kur Ali Ahmeti flet për hyzmeqarë, niset nga përvoja. Ai flet nga dora e parë, sepse bashkëpunëtorët e tij kanë qenë argatë e hyzmeqarë të cilët interesat politike i tregtuan për provizione e marrëveshje tjera korruptive. Për pasojë, ata hyzmeqarë sot janë nëpër ‘STOP’ lista ose në ikje, ndërsa BDI-ja është kthyer në grupacion non-gratash”. Mexhiti e quan Ahmetin të deligjitimuar dhe të defaktorizuar dhe në përpjekje për të ruajtur anijen që po i fundoset. /Alsat.mk