Mexhiti: Investimet strategjike në infrastrukturën e gjelbër përshpejtojnë zhvillimin ekonomik

Mexhiti: Investimet strategjike në infrastrukturën e gjelbër përshpejtojnë zhvillimin ekonomik

Gazetar: Avni Tahiri

Investimet strategjike në infrastrukturën e gjelbër përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe  është pjesë kyçe e rrugës drejtë anëtarësimit të plotë Evropian për shtetet e Ballkanit perëndimor.

Në konferencën për përmirësimin e infrastrukturës së gjelbër në Ballkanin Perëndimor, ministrja e Energjetikë Sanja Bozhinovska tha se Industritë e rënda, patjetër të transformohen në shtytës të qëndrueshmërisë duke u integruar në investimin e infrastrukturës që do të jetë e gjelbër dhe me qëndrueshmëri afatgjatë.

“Në kohë kur sfidat klimatike gjithnjë e më shumë nuk na lejojnë vonesat, tranzicioni i gjelbër nuk është më zgjedhje por detyrim. Për shtetet e Ballkanit perëndimor ajo është edhe pjesë kyçe e rrugës drejtë anëtarësimit të plotë Evropian. Si ministre e Energjetikës, Xehetarisë dhe e Lëndëve të Para Minerale, jam e vetëdijshme se pikërisht këto sektorë shpesh janë të perceptuara si industria e rëndë e cila patjetër të transformohen në nxitës të qëndrueshmërisë”, tha Sanja Bozhinovska – Ministrja e Energjetikës, Xehetarisë dhe e Lëndëve të Para Minerale.

Sipas Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, është shumë e rëndësishme mënyra se si formësohen projektet e infrastrukturës, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës, mbrojtjen e mjedisit dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike.

“Me lejoni të theksoj se jemi plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e ndërtimit dhe përshtatjen e sistemeve të menaxhimit të rreziqeve që do të na përgatiten për sfidat  klimatike, transformimin e sektorit të energjisë drejtë burimeve të rinovuëshme, modernizimin e bujqësisë përmes sistemeve efikase të ujitjes dhe praktikave të zgjuara ndaj klimës dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe rezistencës sizmike të ndërtesave, është detyrimi dhe përgjegjësia jonë të përfshijmë rreziqet klimatike dhe aktivitetet për të ulur elementët e gazrave në të gjitha sektorët e zhvillimit si pjesë e vizionit për një të ardhme të begatë, të gjelbër dhe gjithëpërfshirëse”, u shpreh Izet Mexhiti – Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Diskutimi i sotëm rreth përmirësimit të infrastrukturës së gjelbër në Ballkanin Perëndimor u organizua nga Instituti për qeverisje të mirë dhe politikat e mjedisit jetësorë dhe ndryshime klimatike i cili ka për qellim nxitjen e investimeve të gjelbra duke i integruar ato në strategjitë mjedisore./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button