Mexhiti: Mostrat e ajrit nga zjarri në Trubarevë po testohen në katër institucione, janë marrë edhe disa masa të tjera

Mexhiti: Mostrat e ajrit nga zjarri në Trubarevë po testohen në katër institucione, janë marrë edhe disa masa të tjera

Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, informoi sot se laboratorë të akredituar janë angazhuar për të testuar mostrat e ajrit në Trubarevë, ku dje shpërtheu një zjarr katastrofik në një depo për mbeturina plastike, bateri dhe mbeturina elektronike. Mexhiti informoi se inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ishin në vendngjarje menjëherë pas fillimit të zjarrit, dhe mostrat e ajrit janë dërguar për testim në laboratorin Euromak Kontrol, i cili gjithashtu do të kryejë monitorim 24-orësh të lokacionit.

Ajri po testohet gjithashtu në Laboratorin Qendror të Ministrisë dhe në Njësinë e Mbrojtjes Atomike, Biologjike dhe Kimike të ARM-së. Ministri Mexhiti informoi se laboratori Ambicon në Universitetin Goce Dellçev ka matur cilësinë e ajrit në Trubarevë, dhe sot është instaluar një instrument stacioni për të monitoruar situatën. Mexhiti njoftoi se testet e tokës do të fillojnë gjithashtu në ditët në vijim.

“Objekti në Trubarevë posedon leje të vlefshme për menaxhimin e mbeturinave, e lëshuar nga Ministria në vitin 2012, me vlefshmëri deri në vitin 2031. Për transparencë të plotë menjëherë u angazhuan laboratorët e akredituar për matjen e cilësisë së ajrit, si nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, poashtu edhe nga trupat e jashtëm të specializuar. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit sapo mori informacionin për zjarrin në orën 13:30 u drejtua në vendin e ngjarjes ku zjarri kishte shpërthyer në objektin që përdoret nga subjekti juridik F-Grup në Trubarevë. Gjatë mbikëqyrjes janë kryer matjet nga laboratori i akredituar i Mjedisit Euromak-Kontroll nga Shkupi dhe është vendosur matës 24 orësh për cilësinë e ajrit ambiental”. Pastaj u bënë matje edhe nga Laboratori për Mjedis i Ministrise se Mjedisit, ndërsa në terren ishte edhe njësia speciale e ARM-së për ndotje radiobiologjike dhe kimike, e cila gjithashtu realizoi matje.Gjatë ditës së sotme, laboratori tjetër i akredituar për mjedis “AMBIKON” pranë Universitetit në Shtip, do të kryejë matje shtesë për 5 ditët e ardhshme me vendosje të instrumentit të veçantë stacionar. Është filluar edhe kontrolli administrativ-inspektues ndaj subjektit juridik, nga i cili do të merren të gjitha dokumentet e nevojshme. Pas përfundimit të procedurës inspektuese, të gjitha organet kompetente dhe opinioni do të informohen”, thotë Mexhiti.

LEXO EDHE:

Back to top button