Mexhiti: Në shëndetësinë publike punësojmë 1117 persona me vendim të përhershëm

Mexhiti: Në shëndetësinë publike punësojmë 1117 persona me vendim të përhershëm

Në konferencën e sotme të përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Financave Fatmir Besimi, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti informoi se është miratuar punësimi i përhershëm për 1117 persona të angazhuar në shëndetësinë publike. Ndërkohë kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se me mjekë të kënaqur dhe pacientët do të jenë të kënaqur.

“Investimi në punonjësit shëndetësor është një nga segmentet më të rëndësishme për të ardhmen e kujdesit shëndetësor publik. Në krijimin e politikave shëndetësore, jetike është zgjidhja e statusit të mjekëve, teknikëve, personelit mjekësor dhe jo-mjekësor me punësim të përhershëm. Sot po zgjidhim statusin e 1.117 personave, personel mjekësor, personelit ndihmës-teknik, higjienistëve dhe vozitësve, me vendim të Qeverisë hapet mundësi për punësim me kohë të pacaktuar në institucionet shëndetësore publike”, deklaroi Mexhiti.

“Të gjithë mjekët e rinj që punojnë me kontratë do të qëndrojnë në institucionet publike ku punojnë dhe do të kryejnë punën e tyre. Me këto ndryshime shpresojmë që punonjësit shëndetësorë të jenë të kënaqur, sepse me punëtorë të kënaqur shëndetësorë do të kemi edhe pacientë të kënaqur”, deklaroi Kovaçevski.

LEXO EDHE:

Back to top button