Mexhiti: Partnerët e koalicionit qeverisës do të garojnë bashkë edhe në zgjedhjet lokale 

Mexhiti: Partnerët e koalicionit qeverisës do të garojnë bashkë edhe në zgjedhjet lokale 

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti vlerëson se partnerët e koalicionit qeverisës do të garojnë bashkë edhe në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në tetor të këtij viti. Sipas Mexhtit, subjektet do të kenë lista të ndara dhe kandidatë të veçantë por në parim ashtu si deri tani do të mbështesin njëri tjetrin. Ndërkohë nuk dihet se si është situata brenda koalicionit VLEN të cilët disa herë kanë paralajmëruar se do të ulen të bisedojnë për ndarjen e kandidaturave dhe formimin e listave për këshilltarë.

“Nga vitet 90 deri më sot gjithmonë partnerët e Qeverisë si ato në opozitë kanë mbështetur njëri-tjetrin. Edhe këtë herë nuk do të ketë dallim. Partnerët e Qeverisë do të mbështesin sipas nevojës, por me lisat e këshilltarëve do të dalin të ndarë, ndërsa në raundin e dytë do të mbështeten aty ku ka nevojë”, deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button