Mexhiti për Taravarin: Gojën plot në rrugën Arbën Xhaferi e përfundoi në rrugën e Ali Ahmetit

Mexhiti për Taravarin: Gojën plot në rrugën Arbën Xhaferi e përfundoi në rrugën e Ali Ahmetit

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti derisa komentoi kritikat e tanimë ish partnerëve të koalicionit VLEN dhe atij Qeveritarë për mosrealizimin e projekteve infrastrukturtore, përfshi edhe rrugën Tetovë-Prizren, tha se ata nuk kanë të drejtë morale që të flasin për realizim projektesh, shkruan Alsat.

“Mendoj që nuk kanë të drejtë morale ata të flasin për realizim projektesh, për realizim rrugësh. Ndërsa më vjen keq që këta nuk e patën prioritet interesin e anëtarësisë së vetë. Gojën plot në rrugën Arbën Xheferi dhe përfunduan në rrugën e Ali Ahmetit. Pra ju qoftë përhajr. Ne vazhdojmë si bllok i fuqishëm si VLEN të përkushtuar në realizimin e projekteve edhe vet puna do flet për dallimin dhe ndryshimin ndërmjet neve dhe atyre”, deklaroi Mexhiti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button