Mickosi: Plani për reforma, në pajtim me ligjet dhe kushtetutën

Mickosi: Plani për reforma, në pajtim me ligjet dhe kushtetutën

Kryeministri Mickoski thekson se në planin për reforma që ia dorëzoi BE-së që të mund të thithë fonde evropiane, zotohet se nuk do ti shpërndajë Këshillat e Gjykatësve dhe të Prokurorëve pasi këtë e diktojnë ligjet dhe kushtetuta aktuale. Mickoski thotë se kjo nuk do të thotë se ka hequr dorë nga reforma rrënjësore në këto institucione.

“A kam hequr dorë? Nëse pranojmë propozim më të mirë, për të cilin, iu bëj thirrje, lus, por e shfrytëzoj edhe këtë rast, të gjitha ata që ishin kundër, edhe nga BE-ja edhe nga ekspertët, ju lutem dorëzoi propozime. Kaluan muaj, nëse nuk dorëzoni do të vijmë deri të përfundimi se qëllimisht i mbroni institucionet të cilat nuk mund të sigurojnë besim më të madh te qytetarët se 2 për qind…nëse nuk marr propozim më të mirë, nuk më mbetet asgjë tjetër pos zbatoj propozimin që e promovoj zëshëm me qëllim që ta kthejmë besimin te qytetarët”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

 

LEXO EDHE:

Back to top button