Mickoski, aksion të ashpër kundër tregtarëve që kanë rritur çmimet në markete

Mickoski, aksion të ashpër kundër tregtarëve që kanë rritur çmimet në markete

Gazetare: Fatlume Dervishi

Aksion të ashpër nga Inspektorati i tregut paralajmëron kryeministri Hristijan Mickoski për tregtarët të cilët kanë mashtuar dhe, në kundërshtim me marrëveshjen me qeverinë, kanë rritur çmimet e shportës së vitit të ri.

Kryeministri pranoi se është njoftuar me manipulimet e disa marketeve.

“Ata që mendojnë se do të bëjnë truke gënjehen. Nuk mundet që atë që ua dhamë si të drejtë dhe si mundësi për disa produkte, ta kompenzojnë me rrije drastike të çmimeve të disa produkteve tjera të cilat i përdorin qytetarët si qumësht, bukë, vezë, vaj, produktet e qumështit, sheqer, kripë, etj. Truke nuk pranojmë, kjo qeveri nuk do të tolerojë. Ashpër do të merremi me ata që mendojnë se u treguan më të mençur se ne. Nuk mund të jenë më të mençur se ne me truke. Apeloj të rrjetet e mëdha të tregtarëve që ta rimendojnë sjelljen e tyre. Do të kërkoj nga inspektorati i tregut analizë se si është rritur çmimi në 30 ditët e fundit. Është e turpshme kjo që e bëjnë para festave. Donim të tregojmë vullnet të mirë, dhe shihni si na e kthejnë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Shporta konsumatore është rritur për 840 denarë në krahasim me muajin e kaluar kurse qytetarët janë të detyruar të mbijetojnë me shpenzimet gjithmonë e në rritje, thonë nga LSDM-ja. Sipas tyre, masa e qeverisë është e dështuar.

“Tashmë as dy rroga minimale nuk janë të mjaftueshme që të mbulohen nevojat elementare të njerëzve. Qytetarët nuk kanë asnjë leverdi nga masat e qeverisë. Shportat janë mashtrim dhe manipulim. Qeveria lejon që tregtarët të pasurohen në kurriz të popullit. Me VMRO-DPMNE-në në pushtet, qytetarët kanë gjithmonë e më pak para në xhep, varfërohen dhe luftojnë që të mbijetojnë çdo muaj. Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja dështuan në segmentin më të rëndësishëm, ekonominë dhe standardin e jetës së qytetarëve”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Shporta e vitit të ri hyri në fuqi nga 15 dhjetori dhe do të zgjasë deri më 15 janar kurse qeveria ka njoftuar edhe shporta të tjera, në periudha festash. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button