Mickoski: Avioni qeveritar do të shfrytëzohet për evakuimin e shtetasve tanë nga Izraeli

Mickoski: Avioni qeveritar do të shfrytëzohet për evakuimin e shtetasve tanë nga Izraeli

Gazetar: Mihajllo Donev

Janë duke u zhvilluar përgatitjet për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga zona e konfliktit në Izrael, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai tha se deri tani në listën e qytetarëve që duhet të evakuohen janë nëntë persona, ndërsa informoi gjithashtu se në këtë aksion do të angazhohet edhe avioni qeveritar.

“Për ata që duan të largohen nga Izraeli dhe të kthehen në shtëpi në Maqedoni, do të angazhohet avioni qeveritar. Po bëhen përpjekje për evakuimin e tyre drejt shteteve fqinje, më së shumti ka gjasa të jetë Egjipti fqinj. Po përgatitet një listë, për momentin janë paraqitur nëntë persona dhe pres që gjatë ditës së sotme ose nesër të fillojë evakuimi”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

Një ditë më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftuan se gjithsej 22 persona kanë kërkuar ndihmë për të lëshuar territorin e Izraelit dhe për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë shtetasit janë të disponueshëm edhe numrat e ambasadës së Maqedonisë në Izrael, përmes të cilëve mund të kërkojnë ndihmë. Në MPJ funksionon gjithashtu edhe Shtab Krize, i cili ndjek vazhdimisht situatën dhe është i disponueshëm 24 orë për të gjitha nevojat që lidhen me ndihmë dhe mbështetje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button