Mickoski: Do të bëjë gjithçka për të filluar negociatat me BE-në, por jo si maqedonas modern
Mickoski: Do të bëjë gjithçka për të filluar negociatat me BE-në, por jo si maqedonas modern

Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot iu përgjigj pyetjes së parashtruar nga kreu i LSDM-së, Venko Filipce, nëse Maqedonia do të fillojë negociatat me BE-në deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie. Sipas Mickoskit, në vitin 2022, VMRO-DPMNE ofroi bashkëpunim, por kjo nuk u bë e mundur.
“Nuk kam problem me përfshirjen e 30 bashkësive etnike në Kushtetutë, por kam problem me diskutimin e një teme për të cilën dikush vazhdimisht na mohon dhe na konteston dhe na privon nga e drejta për të qenë ata që jemi. Kjo mund të mos jetë e fundit, por nuk e di se në cilin rend duhet të bëjmë lëshimin, dhe në të njëjtën kohë të mos e ndërpresim garën dhe të na ndodhë diçka e re gjatë rrugës. Një propozim i tillë është ai francez. Ju përsëritët një gjuhë dhe identitet të pastër maqedonas tre herë, dhe nga ana tjetër thoni se askush nuk ka të drejtë të negociojë. Atëherë pse negociuat? Nëse ishte kështu, pse negociuat për mua, dhe nuk më pyetët mua”, pyeti Mickoski nga foltorja e parlamentit dhe njëherit theksoi se nëse bullgarët kërkojnë ti përfshim në Kushtetutë, më e pakta që mund të bëjmë si Kuvend këtu është t’u kërkojmë që maqedonasit të jenë pjesë e Këshillit të Ministrave në Bullgari, i cili do të jetë pjesë e atij Komiteti për Bashkësitë Etnike.
Kryeministri njofton se në vitet e fundit, në Parlamentin Evropian nuk është miratuar asnjë Raport, sepse nuk bëhej fjalë fare për identitetin dhe gjuhën maqedonase, por për maqedonasit e veriut. Tani, ka tre vende ku përmendet gjuha dhe identiteti maqedonas, të propozuara si amendament nga eurodeputetët.
“Thelbi është krijimi i një toponimi të ri, jo bullgarë në Kushtetutë. Ky është thelbi i propozimit francez. Ne do të bëjmë gjithçka që të jemi në gjendje të fillojmë negociatat, por nuk do ta bëjmë këtë si maqedonas “modernë””, tha Mickoski.