Mickoski: Do të jepet llogari në prokurori, s’mund të hidhen në ajër 30 milionë euro

Mickoski: Do të jepet llogari në prokurori, s’mund të hidhen në ajër 30 milionë euro

Gazetar: Mefail Ismaili

Personat kompetentë të cilët janë marrë me tenderimin për mbikëqyrjen e korridorit 8 dhe 10 D duhet të japin llogari para prokurorisë. Kështu vlerëson kryetari i VMRO DPMNNE-së Hristijan Mickovski. Ai tha se nuk mund të hidhen 30 milion euro të qytetarëve në kompani të dyshimta, andaj do të vijë koha e llogaridhënies.

“Unë prisja që sot, ata që janë kompetent për atë tenderin kriminal për mbikëqyrjen dhe supervizionin që sot japin llogari në prokurori, por duket se ata kanë pasur plane të tjera, por besoni se do të vijë dita kur do të japin llogari, pasi të shpenzoni 30 milion euro para të qytetarëve, të hidhen në erë në kompani e cila ka kapital të dyshimtë nga lindja, dhe veprimtaria kryesore e të cilit nën kontraktor është prodhimi i veshjeve të brendshme me të çertet është e tepërt, kështu që do të vijë një ditë kur këto njerëz do të japin llogari para prokurorisë publike”, deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Kanë reaguar edhe nga Lëvizja BESA. Abdush Demiri thotë se ndërtimi i korridorit 8 nis ende pa u bërë asnjë konsultim me banorët, tokat e të cilëve do të duhet të shkatërrohen për ndërtimin e autostradës.

“Çka realisht fshihet pas këtyre projekteve pompoze e që pastaj mbesin në mes të rrugës. E dimë se secili projekt i madh që është filluar nga kjo Qeveri si për çudi ka filluar vetëm disa muaj apo edhe një vit para zgjedhjeve parlamentare gjë kjo që len të dyshohet për mundësinë që kjo qeveri e inkriminuar të vjedhë sa më shumë para dhe me këto para të qytetarëve të blejë vota ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit lokale, të shantazhojë qytetarët dhe të bëj fushata me artistë të njohur të estradës sepse ndryshe banorët nuk do ju vinin as në tubime”, tha Abdush Demiri, Lëvizja BESA.

Demiri nga BESA thekson se turpi më i madh i këtij projekti është që veprimtaria e kompanisë e cila do të bëjë mbikëqyrjen e projekteve nuk korrespondon me tenderin por si veprimtari bazë kanë prodhimin e veshjeve të brendshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button