Mickoski: Dyshja qeverisëse duhet të largohet! Vendin e qeverisin gabim si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski thotë se mund të gjendet një mënyrë për bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët, sipas tij, nëse qëllimi kryesor për të dy partitë është ndryshimi i pushtetit në vend. Në pyetjen e gazetarit – A mund të flasim për bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët edhe përkundër dallimeve rreth qëndrimeve për “27 prillin”, Mickoski thotë:

“Nëse fotografia e madhe është se kjo qeveri po bën politika të gabuara dhe se duhet të largohet, ne duhet të bashkohemi rreth kësaj shtylle. Tutje, mund të ulemi dhe të flasim për shumë detaje që më shqetësojnë mua dhe që i shqetësojnë ata … Ne nuk duhet të lejojmë as edhe një minutë më shumë, që kjo dyshe të qëndrojë atje ku është sepse këta njerëz po e udhëheqin vendin gabimisht edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, turqit, serbët … dhe për të gjitha bashkësitë e tjera etnike”, tha Mickoski.

 

LEXO EDHE:

Back to top button