Mickoski: Grupet kriminale të LSDM-së dhe BDI-së, presion deputetëve

Mickoski: Grupet kriminale të LSDM-së dhe BDI-së, presion deputetëve

Kreu i opozitës maqedonase këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejtë të jetë e mundur. Madje kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski akuzoi se grupet siç i quajti ai gjysmë-kriminale që janë pjesë e nëntokës dhe kontrollohen nga udhëheqja e LSDM-së dhe BDI-së, po bëjnë presion ndaj deputetëve që janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas Mickoskit nuk ka asnjë njeri racional në Kuvend që nuk do të dëshironte zgjedhje.

“Nuk do të kishte njeri në Kuvend, njeri racional që e dëshiron të mirën për Maqedoninë, që nuk do të dëshironte zgjedhje. Por ato grupe gjysmë-kriminale, që udhëheqja e lartë e LSDM-së dhe BDI-së i kontrollojnë dhe janë pjesë e nëntokës maqedonase, tashmë fillojnë të bëjnë presion mbi ata deputetë. Unë jam i bindur se ata do të mbeten konsistentë sepse lufta për Maqedoninë nuk ka çmim, ndërsa kriminelët një ditë do të pendohen”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button