Mickoski i gatshëm për një regjistrim elektronik të popullsisë, sipas standardeve të Eurostatit

Mickoski i gatshëm për një regjistrim elektronik të popullsisë, sipas standardeve të Eurostatit

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm për një regjistrim elektronik të popullsisë, sipas standardeve të Eurostatit dhe pa e keqpërdorur politikisht, shkruan Alsat.

I pyetur rreth vendimit të Gjykatës Kushteteuse për ta abroguar metodologjinë, Mickoski tha se që kur ishte në opozitë kishte adresuar kritikat e tij për mënyrën si ishte organizuar dhe zbatuar regjistrimi i popullsisë.

“Më së shpejti çka mund të bëjmë është regjistrimi elektronik sipas standardeve të Eurostat. Ajo dihet se si bëhet. Kemi dhjetëra baza reference, kryqëzohen, japin të dhëna dhe ka disa parametra që nuk mund të bëhen përmes kryqëzimit dhe duhet bërë në terren, diku rreth 10 për qind,  pra ato bëhen në terren. Kështu funksionon sipas Eurostat në të gjithë BE-në. Vetëm te ne regjistrimi është bërë mjet politik. Edhe atëherë bëmë thirrje se kjo është çështje teknike të mos e politizojmë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button