Mickoski i jep fund zënkës në internet me Gruevskin

Mickoski i jep fund zënkës në internet me Gruevskin

Gazetar: Lluka Andreev

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, vendosi të mos komentojë akuzat e fundit ndaj tij, nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, shkruan Alsat.

Në një intervistë të fundit në InfoMax, Gruevski tha se udhëheqja e VMRO-DPMNE-së po shpërndan manipulime dhe të pavërteta në lidhje me USB-në, e cila, sipas partisë, përmbante ndryshimet në Kodin Penal, e që qenka krijuar nga ish-kryeministri. Gruevski shtoi se Mickoski, në vend që ta forconte atë, po krijon përçarje brenda partisë.

I pyetur nëse kishte frikë nga zvogëlimi i trupit zgjedhor të VMRO-së, për shkak të aktivizimit të mundshëm politik të Gruevskit, përmes një partie të re në të cilën do të ishte anëtare edhe kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, Mickoski u përgjigj sot:

“Nuk kam asgjë tjetër për t ‘i shtuar kësaj pyetjeje. Iu uroj të gjithëve shëndet, lumturi dhe suksese në punën e tyre dhe në atë që bëjnë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, derisa vazhdojnë akuzat e ndërsjella në bllokun opozitar, reagime shkaktoi edhe statusi në Facebook i deputetit të LSDM-së, Martin Kostovski.

Shumë e interpretuan si sinjal për përçarje në LSDM, pasi ai shkroi: “Me shokët dhe shokët socialdemokratë, ose do të qëndrojmë së bashku ose do të fundosemi së bashku. Është koha për pajtim dhe bashkim. ” Sipas kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ky ishte një status i shkëlqyeshëm dhe i përshtatshëm, duke iu referuar unifikimit të frontit evropian.

“Fronti evropian ka nevojë për bashkim, sepse kemi përpara vendime që do të sigurojnë një të ardhme evropiane dhe integrimin evropian të vendit…”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Kovaçevski theksoi dje se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, fronti evropian i partive që duan integrimin evropian do të ketë kandidat të përbashkët.

Ai e komentoi këtë pasi BDI njoftoi më herët se disa parti shqiptare dhe LSDM, mund të dalin së bashku në zgjedhjet për kreun e shtetit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button