Mickoski: Komisioni i përzier i historisë do të pësojë ndryshime kadrovike

Mickoski: Komisioni i përzier i historisë do të pësojë ndryshime kadrovike

Komisioni i përzier i historisë do të pësojë ndryshime kadrovike pasi kryeministri Hristijan Mickoski tha se ai nuk i ka përmbushur pritshmëritë për mbrojtjen e interesave kombëtare. Anëtarët e tij kanë mandat deri në shtator por nuk dihet se sa prej anëtarëve do t’u vazhdohet mandati. Anëtarët e komisionit, në prononcim për disa media, kanë bërë të ditur se deri tani nuk janë njoftuar se do të ketë ndryshim të kuadrit. Bisedimet me Sofjen pritet të intensifikohen pas zgjedhjeve të cilat do të mbahen në tetor.

“Është normale që me qeverinë e re të ketë edhe ndryshime kadrovike. Nuk shoh këtu asgjë të keqe. Nëse më pyesni personalisht, komision aktual i përzier nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë dhe nuk ishte mbrojtës i interesave nacionale i popullit maqedonas. Për ndryshe është e logjikshme që kur ka qeveri të re, të ketë ndryshime në institucione të caktuara”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button