Mickoski: Maqedonia mes vendeve të para në Evropë për rritje të bruto prodhimit vendor
Mickoski: Maqedonia mes vendeve të para në Evropë për rritje të bruto prodhimit vendor

Kryeministri Mickoski ka publikuar të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika, për atë se bruto prodhimi vendor, ka shënuar rritje për 3% në tremujorin e tretë të vitit. Kjo sipas Mickoskit, është një nga përqindjet më të larta në korniza të BE-së. Rritje më të madhe të BPV në Europë kanë vetëm pesë vende, ndërsa më keq qëndrojnë Romania, Sllovenia, Estonia, Austria, Letonia dhe Gjermania, njoftoi Mickoski. Pritshmëritë janë se rritje mund të ketë edhe në tremujorin e fundit.
“Në tremujorin e tretë nga viti 2024, rritje më e madhe është vërejtur në sektoret e: Tregëti me shumicë dhe pakicë, transport dhe magazinim, objektе për akomodim dhe shërbime ushqimore, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike dhe veprimtaritë administrative dhe shërbime ndihmëse shërbyese”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.