Mickoski mohon punësimet partiake në Këshillin Gjyqësor

Mickoski mohon punësimet partiake në Këshillin Gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoski mohon të ketë pasur emërime partiake në këshillin gjyqësor. Ai konfirmoi se Danka Ristova është bashkëshorte e kryetarit të komunës së Radovishit nga radhët e partisë së tij, por thotë se ajo nuk është anëtare e VMRO-DPMNE-së. Danka Ristova u zgjodh anëtare e re e Këshillit gjyqësor më 11 dhjetor, nga Gjykata e Apelit në Shtip.

“Nuk e di kujt i referoheni si raste partiake. Në pyetjen tuaj ka konstatim për të cilin më lejoni të them se nuk është i vërtetë. Zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin gjyqësor e bëjnë gjykatësit në zgjedhje të drejtpërdrejta me votim. Nëse ju mendoni se këto gjykatës në shtatë vitet e kaluara mundemi t’i udhëzojmë ne, atëherë nuk shoh dallim mes pretendimeve të BDI-së dhe këtij lloji të pyetjeve… Po, ajo është bashkëshorte e kryetarit të komunës Aco Ristov, një kryetar komune shumë i suksesshëm në Radovish por i hedh poshtë konstatimet në pyetjen tuaj, i kundërvihem fuqishëm kësaj. Anëtare me atë emër dhe mbiemër në VMRO nuk ekziston”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button