Mickoski në 100 ditë qeverisje, krahas projekteve foli edhe për vërejtjet e qytetarëve
Mickoski në 100 ditë qeverisje, krahas projekteve foli edhe për vërejtjet e qytetarëve

Si suksese të Qeverisë në 100 ditët e para të mandatit, Mickoski përmendi edhe tejkalimin e problemeve me tekstet shkollore, subvencionet për fermerët, rritjen e të ardhurave të Drejtorisë doganore, tejkalimin e problemit me dhënien e dokumenteve personale, shkruan Alsat.
“20 milionë euro për konviktet e studentëve, ka filluar procedura për operator të ri celular… prodhimi industrial pas rënies disa mujore më në fund ka filluar të rritet…Kemi ulur çmimet e shërbimeve kadastrale, kjo nënkupton se mbi 1 milion euro do të mbeten në xhepin e qytetarëve…Dhënia e dokumenteve personale sot është rregulluar dhe dokumentet qytetarët mund ti marrin në afate ligjore , ajo që dikur ishte sfidë, sot është punë rutine…”, tha Mickoski.
Megjithatë përveç të arriturave të kësaj Qeverie, kryeministri Mickoski u ndal edhe tek vërejtjet të cilat i janë adresuar kabinetit qeveritar.
“Nuk dua vetëm të lavdërohem por do të ndalem edhe tek vërejtjet të cilat na janë dhënë në këto 100 ditë. Gjithmonë ka hapësirë për përmirësim. Unë i dëgjoj kritikat dhe mendoj bashkë me bashkëpunëtorët e mi se si të përmirësohemi”, tha Mickoski.