Mickoski në inaugurimin e Donald Trampit në Uashington

Mickoski në inaugurimin e Donald Trampit në Uashington

Në SHBA qëndrojnë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Jashtëm Timço Mucunski, zv.kryeministri Izet Mexhiti dhe zv ministria për Çështje Evropiane Viktorija Trajkov të cilët do të marrin pjesë edhe në inaugurimin e presidentit Donald Tramp. Në mënyrë të ndarë nga delegacioni qeveritar, në inaugurim kanë njoftuar se do të marrin pjesë edhe kreu i Kuvendit Afrim Gashi, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi. Ndërkohë ka akoma dilema se kë ka ftuar administrata e re e Donald Tramp dhe kush ka blerë vetë biletë për pjesëmarrje. Trumpi është presidenti i parë i zgjedhur në mbi një shekull që fton udhëheqësit e huaj në ceremoninë e tij të betimit, sipas mediave amerikane. Është konfirmuar tashmë se është ftuar presidenti kinez por që do të marrë pjesë zv.presidenti, presidenti argjentinas Milei, kryeministrja italiane Meloni, lideri i El Salvador, etj. /Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button