Mickoski: Nevojitet kohë për bashkimin e Agjencisë së Inteligjencës dhe ASK-së

Mickoski: Nevojitet kohë për bashkimin e Agjencisë së Inteligjencës dhe ASK-së

Kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi durim dhe tha se duhet kohë për të përfunduar e gjithë procedura rreth bashkimit të paralajmëruar të Agjencisë së Inteligjencës dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK) në një institucion. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Mickoski njoftoi se kjo do të ndodhë, duke shpjeguar se do të ndjekë shembullin e vendeve anëtare të NATO-s, të cilat tashmë e kanë zbatuar këtë reformë, por tha se duhet kohë që ajo të zbatohet në vendin tonë.

“Procedura nuk do të jetë e shpejtë dhe natyrisht nuk do të jetë publike. Kur të përfundojë gjithçka, do të publikohet, do të ketë debat publik, ekspertët do të mund të japin mendimet e tyre, por ne po përgatitemi për këtë reformë, sepse shumica e vendeve të NATO-s e kanë bërë këtë reformë, nga fqinjësia, është kështu në Slloveni dhe në Kroaci e kështu me radhë. Ndaj, të bëjmë durim, se flasim ende për sistemin e inteligjencës dhe kundërzbulimit të shtetit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button