Mickoski: Nuk e dimë nëse negociohet për integrim apo asimilim

Këto janë momente historike për popullin tonë, janë momente kur vendoset për ne dhe për të ardhmen tonë, tha kreu i VMRO-DPMNE-së në protestën e sotme para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Më vjen keq që në vend që të flasim për një arsim më kualitativ, për një sistem më të mirë shëndetësorë, ne sot flasim për diçka elementare që është e drejta e vet përcaktimit. Për fat të keq këto politika të qeverisë së Zoran Zaevit na sollën deri këtu që nuk e dimë nëse diskutohet për integrim apo asimilim”, tha Mickoski duke iu bërë thirrje qytetarëve që edhe nesër të bllokojnë Qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme.

“Asnjë Memorandum, Aneks, apo Marrëveshje të re, VMRO-ja nuk do ta mbështes nëse shkelet identiteti jonë”, tha Mickoski dhe njëherit kërkoi që të mos politizohen dhe partizohen këto protesta. Ai edhe njëherë bëri thirrje që të kundërshtohen këto politika të Zaevit dhe LSDM-së.

“Numri i protestuesve është relativ, një numër i madh japin mbështetje edhe nga shtëpia, kjo s rezultat i paaftësisë së kësaj Qeverie që të ballafaqohet me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19”, tha Mickoski.

I pyetur se cilat parti tjera po mbështesin protestën dhe kërkesat e VMRO-DPME-së, Mickoski tha se protesta është mbipartiake.

“Mendoj se nuk duhet të politizohet këto protesta, këto protesta duhet të mbesin të popullit, vetëm kështu do të mund të kundërshtojmë politikat e gabuara të LSDM-së dhe Zoran Zaevit”, tha Mickoski duke shtuar se numri i pjesëmarrësve në protestë nuk ka rëndësi pasi situata me pandeminë është kritike, sipas tij si rezultat i paaftësisë së pushtetit për të menaxhuar krizën shëndetësore me Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button