Mickoski paralajmëron 500 milionë dollarë energji për 100 mijë amvisëri

Mickoski paralajmëron 500 milionë dollarë energji për 100 mijë amvisëri

Gazetare: Fatlume Dervishi

500 milion dollar do të nevojiten për ndërtimin e parkut të erës me kapacitet për të prodhuar energji elektrike për 100 000 amvisëri. Kompania e huaj Alkazar Energji është e gatshme të fillojë investimin në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, në rast se qeveria kryen pjesën e saj. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se parku do të prodhojë rreth 20% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë. 55 turbina ajri do të vendosen në parkun e ndarë mes tre komunave Karbinicë, Radovish dhe Shtip për prodhimin e 1 teravat në orë, energji elektrike. 630 vende pune do të hapen për ndërtimin e parkut kurse më pas, 200 vende pune do të nevojiten për administrimin e përhershëm të tij.

“Ky projekt është i rëndësishëm për disa aspekte. Me të do të përforcohet dukshëm pavarësia energjetike, diç që është qëllimi ynë, por gjithashtu do ta rrisë sasinë e investimeve dhe do të hapë mundësi për investime të reja”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

“Kur te jenë në veprim do të na kursejnë nga 670 mijë ton dioksid karbon secilin vit. Kur të vendoset në veprim, 100 mijë amvisëri do të furnizohen me energji të riparueshme kurse për ta ndërtuar atë duhet të krijojmë 630 vende pune këtu në Maqedoni”, u shpreh Daniell Kallderon, drejtor i përgjithshëm, Alkazar Energji.

Sipas realizuesit, ndërtimi mund të zgjasë deri në 24 muaj, gjegjësisht deri në gjysmën e dytë të vitit 2027. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button